Çaste poetike me poetin; Zymer H.HALITI

SI TË BESOJ TY

——————————-

Sa e sa fjalë më ke thënë

e sa e sa premtime më ke dhënë

dhe unë të besoja ty si i marrë…!

Sa e sa pranvera erdhën,shkuan…!

e unë të prisja me mall e dëshirë

ku mbetën ato fjalë që premtuam

apo të gjitha mbetën në errësirë.

Më thua se duhet të të besoj

se do të vie një ditë rrezedielli

por…tani s’kam asnjë fije shpresë

pajtohem me këtë jetë që jetoj…!

/www.QendraPress.com/