Çaste poetike me poetin; Zymer H.HALITI

PIKON LOTI

————————–

Si asnjëherë më parë

Ndjeva se më mungon shumë

Kujtimi si margaritar

Shkëlqen pa bërë zhurmë.

Loti pikon pa dashje

Mbi letrën që kurrë s’ta dërgova

Malli tymon si kashtë

Tek unë luaj me shkronja.

Letër kjo pa adresë

E larë e gjitha me lot

Mall,por pa një ndjesë

Episod që po e mbyll sot.

/www.QendraPress.com/