Çaste poetike me poetin; Zymer H.HALITI

TI….

———————–

Ti je si yll që shndritë natën retë

Ti je si lule që çelë çdo pranverë

Ti je shpresa që jetës i jep kuptim

Ti je ajo e bukura idil e shpirtit tim.

Për Ty thonë se je shumë e bukur

Por,qëndron diku vetëm e strukur

Kush të pa njëherë shumë të çmojë

Kush foli me Ty filloi të të dashurojë.

Ne jetuam në dy anë të ndryshme

Por shikimet tona disa herë u poqën

S’doja kurrë të kem sjellje të mërzitshme

Ndaj padashur në largësi ne u dogjëm…!

Ti sot endesh rrugëve me shikim trazuar

Qytetit që dikur ia njihnim skutë e sokak

Ndihem më i lumtur,që të shoh të praruar

Ndaj them se jetës mos i kemi mbetur hak

/www.QendraPress.com/