Çaste poetike me poetin; Zymer H.HALITI
MESNATË VERE
——————————-
Gjumi po tretet,heshtje zymtësi
nata po digjet nga vapa e madhe
zogjtë këngën ndalën,sa qetësi
terri pushton hapësirën në dritare.
Asgjë s’dëgjohet,as telat e kitarës
që dikush hareshëm sonte i binte
diku larg po lehin qentë e mëhallës
e puhia e lehtë lëvizë një trëndafil.
Gjumi afrohet qetë sytë përpëlitën
shpresat e një dite po adresohen
sa shumë njerëz po e presin ditën
kushedi me çfarë fati do zgjohen. /www.QendraPress.com/