Çaste poetike me poetin;Agim DESKU
RRËNJËT E MIA
———————-
-Ku më kanë mbetur rrënjët e mia sot!
Mjaft kërkova gjithandej
Kah shqipet e mia
S’lash gurë e dru pa i lëvizur
Deri në Butrint e Baba Tomor
Aty ku jemi shndrrue në legjendë
E si duket as aty s’mund t’i gjej
Po besoj se janë zënë
Me pesë shekujt e ferrit
Gjumi i rëndë i netëve të dimrit i ka marrë
Janë ngrirë dhe s’ka fuqi që ma i zgjon
Apo sërish duhet nga varri një Promethe më i zgjue
Më u ulë e më ngrit dolli rreth sofrës se bashkuar
/www.QendraPress.com/