Çaste poetike me poetin:Ahmet Pllana
NJË KOMB JEMI NJË GJUHË KEMI
—————————————————
Një komb ne jemi, një gjuhë ne kemi
Gjuhën shqipe standarde, të njësuar,
Gjuha jonë sa e bukur, gjuhë mehlemi
Nga kjo gjuhë, jo s’kemi për t’u larguar.
Kot po mundohet dikush të na përçajë
Me dialekte, nëndialekte, gjuhë rrethesh,
Një komb jemi, një gjuhë kemi o dajë
Përçarjet nuk na duhen, me to tretesh.
Të gjithë e duam gjuhën shqipe të njësuar
Secili që e ndjenë veten shqiptar,
Mosni ju lutem, mos përçani, ecni zgjuar
Dashakeqi fut mes nesh përçarje e zjarr.
Nëse e do dialektin, mbaje për vete
Mos shkruaj prozë e poezi në dialekt,
Se çdo ndarje e përçarje na dëmton
Fundin e kanë errësirë, kanë fundin e keq.
(Prishtinë, 11 Qershor 2022)