Çaste poetike me poetin;Albert VATAJ

I HYJSHMI DËSHIRIM I SHPIRTIT TEM

—————————————————-

Mu e ty, andërrt, me u dasht, na pati andja,

Njaq sa hyjt, me drithëru vezullimshëm, e me plas.

Deshtëm e dreshtëm bash fort,

Na ra mohit me ken ngat njani-tjetrit,

Drojet se digjena e prej hinit s’mujm me u përtri.

Zemrat na i thyen, ma fort se dëshirimi deshti,

E qiellkrisun mbetme yjun zjarmit t’gjakut,

Tue pamujt me u dasht un e ti,

N’përvlim t’gjakut, me kall me am e dalldi.

Aniqysh, s’na lan, krahnurit me u ndigjue,

Na u moh, me i kja e këndu dashnis,

Me guxu kishim mujt, e përlamun flakshëm kjem,

Njaq sa me hyjnue t’naltin vullnet t’shpirtit,

E kurmeve me ju ep si nji blatimi t’shenjt.

T’tan kjen t’padashtun qi na me u dasht,

Përpos yjt, n’natën e hyjt t’qillit, na nezne.

Tue dasht me mkue thellshëm dëshirimin,

Shpërthyem tue u ngjizun n’ne nji galaksi.

Dasht i lumi Zot, ka me pas jetë përtej,

E n’se po, andja, e përpusht e dashtunimin,

Ti njejt ke me ken Evë, e un Adam,

N’jet t’jetve un e ti, me u dasht do duem prap me dëshiru,

Se duem bash fort, pasha ty e mue.

/www.QendraPress.com/