Çaste poetike me poetin;Arben ALLIU
Drejt vendlindjes.
———————————-
Drejt vendlindjes
Sot kam udhëtuar,
Si për çudi
Një flutur me është bashkuar.
Paralel me mua
Ne trafik me shoqëronte,
Ule pak xhamin
Donte të me thonte.
Ja ula xhanin
U fut në kabinë,
Bëri një xhiro
Tani ulur po rrinë.
Prap ja hapa xhamin
Që ajo jasht të dilte,
Ajo refuzoi
Me mua donte të vinte!.
E lash të qetë
Të bënte si te donte,
Mbeta pa fjalë
Sikur rrugën m’tregote!.
Flutura në kabinë
U bë mikja ime,
Ajo me shoqëroi
Deri n’vendlindjen time.
/www.QendraPress.com/