Çaste poetike me poetin;Bilall M.MALIQI
NË BAHNHOF
———————————
Të prita në bahnhof
Aty ku hijet hyjnë e dalin
Me fytyra të zverdhura
A të buzëqeshura
Shkurje- ardhjet puqen
Në pikën e nxehtë të mallit
Kujtesën për një çast
E mbylla në dry
Për të parë ty
Në Tuttlingen
Ku malli qohet peshë
Siç gufon loti për të pikuar
Në tokën e stërlagur
Me shi të perëndimit
Bahnhof-Stacion, Tuttlingen,
07.10.2024/www.QendraPress.com/