Çaste poetike me poetin;Brahim I.AVDYLI

LISI I VARGJEVE TË MIA

———————————

Je një nga njëmijë vargjet e mia

nëpër eter e nëpër shkrim

kur e pamundura shndërrohet

në shtëllunga tymi,

e udhëton bashkë me retë

të fryjë erën e ëndërrave të kristalta

në një top fjalësh të pathëna

nëpër shelgjen e vetmisë…

Ku t‘a di o aureolë e dhembjeve

nën këtë strehë të pipave të gjelbërta

të monumentit të skalitur

diku, nëpër mendimet trishtuese

se mendja i thyen ndonjëherë

shqetësimet e gastarta

duke e ndrydhur shpirtin e kapur

në këto çaste të trazuara

pse nuk e shembin këtë qiell

me qenien e heshtur

të braktisjes,

ky lis i butë i dhembjeve

lëshon lehtas rremat e tij

në një bulevard të kujtimeve

përderisa një ditë

do të kapërcej

kodrat e fatzezës jetë

në të padukshmen paralele!

/www.QendraPress.com/