Çaste poetike me poetin;Çerkin BYTYÇI
ËNDËRRAT E GJUMIT TIM
—————————–
Kukulla ime që e kam xhan
mbi qepalla e mirëpriti gjumin,
shotave që nga loja dremitën
në dhomë, ëndrra ua solli lumin.
Biçikleta sa e lumtur është
më në fund edhe ajo po pushon,
e libri që kërkon të ç‘lodhet
vetëm edhe pak rreshta m’i dhuron.
E ndiej se sytë e mi të molisur
fluturat e kanjushat i ftojnë,
me këpucët e lodhura sa unë
drejt dritës së hënës t’fluturojnë.
Shsht! Tash ëndërroni edhe ju,
që ëndërrat ëmbëlsisht të prijnë,
dhe me ëndrrat e gjumit tim
edhe të lodrave varg e vi të vijnë.
Të përbashkët një ëndërr e kemi
t’ngjitemi pemës që fruta na dhuronë,
dije e mësim që ta duam njëri-tjetrin
që paqen secili vetes t‘ia forcon.
(çerkin bytyçi)
/www.QendraPress.com/