Çaste poetike me poetin;Destan S.Ukaj
Nëpër mjegullën e historisë…
(Vizitë shtëpisë së Kadaresë)
—————————–
Ca pika shiu ranë…
Lagën flokët e bardhë
Pikat mbushën pusin e tharë
Nuk i pash plakat me kafe
Duke ecur Sokakut të marrëve
Drejt shtëpisë së poetit shtegëtova
Eca në stinën e moshave
Syrin e zi e harrova
Në Syrin e kaltërt e ndërrova
Eca Sokakut e të marrëve
Për të gjetur frymëzime Kadare
Dyert nuk u hapën në mëngjes
Erdha bashkë me Sazanin
Nuk u hap as pusi, as mali
Pusi i mbushur heshti
S’dëgjohej kova, as zëri i Homerit
Korbat daulle vdekje
Dëshpërim në qytet legjende
As buletina,as kako Pina…
Në ketë fund prill të thyer
Pusi pa frymëzim
Gati për shpërthim!…
Gjirokastër, 17. Prill 2022