Çaste poetike me poetin;Faruk TASHOLLI

NË PASHTRIK NUK SHKRIHET BORA

Kujtimit të pavdekshëm të mikut

tim të rinisë, dëshmorit të kombit,

Muhamet Malsorit.

——————————————

Në Pashtrik nuk shkrihet bora

Gjurmët tua me i pa,

Veç bylbyli t’rrin te dora

Me knue kangën ku ke ra!

Unë nuk di të knoj si ti

Kur këndove në atë mot,

Kur ndër armë dora t’u ngri

E m’u dogj shpirti në lot.

Ti ia rrite majën Pashtrikut

Me ‘i shtat burri përmbi mal,

Nxore gjoksin e kreshnikut

Kur u shqirr armiku: Ndal!

Si të ndalesh përmes borës

N’tokën tande me kufi,

Ku liria e Kosovës

Zbriste fushës bashkë me ty.

Sa herë dal anës Drinit

Zani yt bylbyl më pret,

M’i ndez dritat e kujtimit

Muhamet o Muhamet!

/www.QendraPress.com/