Çaste poetike me poetin;Fatjon BUNGA

GJUHA E NËNËS SHQIPNI

————————————–

Gjuha e nënës është e shenjt

Ajo nuk blihet me ar

Pasuria ma e shtrenjtë

Qe na lëne të parët tanë

Heronjtë Janë të ndritur

Me çdo rresht e çdo shkronjë

Gjuhën tanë e kanë stolisur

Në flamurin me shqiponjë

Nëpër bot kudo shkojmë

France Itali e Amerikë

Gjuhën shqipe mos ta harrojmë

Trashëgim tju a lemë fëmijës

Edhe në Shkup po fluturojmë

Kosovë, Tetovë e Çamëri

Me një za te gjithë te thonë

Kudo jemi shqip kemi fol

Kemi dhanë të gjithë një fjalë

Kemi lidh besa – besë

Ni shqiptar po mbeti gjallë

Gjuha shqipe nuk do vdes

/www.QendraPress.com/