Çaste poetike me poetin;Fatmir MUSAI

AZON* I PAKRAHË

——————————-

(Në ato ditë kur gjithçka zuri të çmendej!)

Ditët e vitet po kalojnë një e nga një,

Film horror me metrazh të gjatë e i padritë…

Si ortek shpejton nëna ime në humnerë,

Gurë të tjerë duke rënë më gjakosin në shpirt!

Ç’të bëj në gjithë këtë rrapëllimë

Ku një kuçedër ortekun e përshpejton?

… Bashka e Artë prej kohësh u bë letër me vrimë

Dhe unë, ja që s’mund të jem dot Jazon!

… Dhe pres me sytë nga Olimpi ku një Zeus

Skeptrin e rrufeve kërkon ta zbrazë mbi tokë!

…Le të shuhem dhe unë prej zemërimeve,

Po dhe Kuçedra të mbetet pa asnjë kokë!

*Jazoni- (mitologji) Për të rimarrë pushtetin që ia grabitën,

 ai duhej të merrte Bashkën e Artë që e ruante një Kuçedër me shumë koka!

/www.QendraPress.com/