Çaste poetike me poetin;Feim BLLACA
VDEKJA SHEMBULLORE
————————————-
Aromat e mrekullueshme
të luleve të mpinin.
Atë mëngjes
të kthjellët maji.
Pas shiut të natës
blerimi i pemëve dhe barërave
të jep përshtypjen e pranverës,
stinës së luleve.
Mbi tokë vesa e ftohtë ngjyrë argjendi,
sipër barit të njomë shkëlqente
Në qiellin blu të pafund,
qëndronin pezull disa zogj flatragjerë.
Të cilët vinin nga larg.
Lumi gjarpëronte
përmes pyellit,
me një murmurimë.
Aty pranë lumit në pyell
dëgjoheshin papushim
cicërima zogjësh, që
dëfrenin kalimtarët e rastit.
Një zog gazmor
derdhte gëzimin e tij
nga fundi i zemrës
maje një guri.
Qetësinë e mëngjesit të bardhë
e grisi një breshëri plumbash
Zogu pushoi këngën,
I trembur fluturoi,nga aty tjetërkund.
Nuk dorëzohet me kaq zogu idealist
Ai nuk e tradhtoi bindjen
Në mbrojtje të çerdhes ,
I vendosur,bën,vdekjen shembullore.
/www.QendraPress.com/