Çaste poetike me poetin;Gëzim AJGERAJ

ÇASTE PËRMALLIMI PA VARG

—————————————

Nga muza e ime sot

S’pikoi as edhe një kokërr fjalë

I kishin zënë pusi udhët

E kishin djegur në mall

Sado që e kërkuam

Nën sythe pipash a nën ngrica vese

Ish zënë rob mes mote udhësh

E s’po hapte fletë as edhe një gjethe

Nuk di nëse i duhet ndonjë vegim

A një shpresë ta nisë me flatra diku larg

Ndoshta do ti hap një shteg udhe

Që ia ka zënë ky i djegshmi mall

Zvicër, 2023

/www.QendraPress.com/