Çaste poetike me poetin;Gëzim AJGERAJ

ANTISIMBIOZË

——————————

Ka një shekull

ky fqinji im

me gjarpër e shajkash mbi kokë

helm e vrer vjell

e pi gjak

oborreve të mia

Ka njëqind vjet

që me gjakun tim

mbush kupat e dhunës

e ushqen pjellën e vet

me krimin

e përditshmërisë

A nuk m’i shihni

varret te oborri

kullat e shkrumbuara

fëmijët e djegur në djepa

plakun e shkrumbuar në kullë

e varret e mbeta thatë

Ka njëqind vjet

që ky fqinji im

nën shajkash

fsheh helmin e gjarprit

e m’i helmon përditë

zogjtë tek oborri

E mua

më mbeti e zgjatur

dora e paqes

kah fqinji im gjarpër

me shajkash mbi kokë

2020

________

ANTI- fjalform. libr. Parashtesë që u shtohet mbiemrave dhe emrave për të shprehur diçka të kundërt a diçka që është në kundërshtim, në luftë me atë që tregojnë këto fjalë pa parashtesën; kundër -; p.sh. antifetar, antikombëtar, antimalarik, antipopullor, antiqeveritar etj., antigrimcë, antitrup etj.

SIMBIOZË:

1.Biol. Bashkëjetesë e vazhdueshme ndërmjet dy qenieve të gjalla a bimëve të llojeve të ndryshme për të gjetur ushqim e për t’u mbrojtur, që u sjell dobi të dyjave. Simbioza e kërpudhës me algën. Simbioza e bishtajoreve me disa baktere.

2. fig. Lidhje a marrëdhënie të ngushta në mes popujve të ndryshëm që banojnë në të njëjtat troje; lidhje e ngushtë në mes dukurish të afërta. Simbiozë etnike (gjuhësore). Simbiozë popujsh të ndryshëm.

** Shajkash:. Kapelë serbe…!

/www.QendraPress.com/