Çaste poetike me poetin;Gëzim AJGERAJ

DERI KURË DEGDISUR GJAKU IM

———————————————-

Degdisur e kemi të uruarin

Për udhë e për mall gjaku im i shprishur

Etnia ime e degdisur

E nxorre nga një ëndërr e mallkuar arratinë

E e zbrite nën këmbët tua

Për ta ndjekur ikjen

A do të na i pranosh kthimet gjaku im

Se mbetëm farë për erën e trazuar

Udhëve të harruara të botës

2023, dhjetor

/QendraPress/