Çaste poetike me poetin;Gëzim AJGERAJ
Besa e maleve
————————-
Në litarin e fjalës e lidhën mendimin
Fjalën e Zotit ia ngurtësuan betimit
Pastaj s’ u dëgjua krismë, as fjalë, as dhunë
Qetësia ra në mes dhe koha dhe heshtja
Asgjë e ligë s’ i ndodhi as mortit e as varreve
Gurrat e zemërimit pushuan dhe hasmëria
Mbi gurin e paqes shtang qetësia
Duart e krimit shtangën tek shtegu i fjalës
Pritat s’ gjetën vend as kaçubat, as gurët
Ai që i pari këputi litarin e fjalës
Mbeti i pabesë për jetë të jetëve ndër gjaqe /www.QendraPress.com