Çaste poetike me poetin:Gjyste DAJANI
DIALOG me MIKUN
( me pak humor)
(Vargje reale )
————————–
-N’Shkoder sot po fryn murlani,
Fresku shpirtin ne e knaq,
Grua zoje Gjyste Dajani,
I dhasht Zoti shëndet e paqe!
Ne kete jete gjithçka mire bani,
Lindi femije dhe i edukoi,
Është poete, i doli nami,
Vazhdon t’jete nje grua Zoje!
——————-
-Per ate Zot si na ka fale,
Edhe une te respektoj,
Sepse je nje djale shkodrane,
Besoj se…. nuk po gaboj…..!
N’qoftese ti ma merr per keq,
Këtë respekt qe te kam dhane,
Nga shoqeria nuk po t’heq,
Por….….. nuk je, nje djale Shkodrane!
Shkodra ka burrni e bese,
Ka gjithmonë humor pafund,
S’ka keqkuptime midis nesh,
Se shoqeria shkon per lum!
—————-
-Kam per ty shume simpati,
Ti krejt bukur din me shkru,
Ta them sot edhe cdo dite,
Si motren time ty te du!
————
-Nuk me ngelet asgjë tjetër,
Me gjithë zemër t’falnderoj,
Sa te jeme une ne këtë jete,
Bash si vlla do t’rrespektoj!
./www.QendraPress.com/