Çaste poetike me poetin:Hamid Nazarkhah Alisaraei-Iran/-/Me përkthim nga; Irma Kurti/
DASHURIA IME
————————————
Dashuria ime!
Sytë e tu janë si trëndafila të egër.
Sytë e tu janë kënga e historive të dashurisë.
Ende në udhët e qytetit
unë dëgjoj hapat e tu.
Dal çdo ditë në rrugë
dhe takohem me veten time
në kohën e buzeqeshjes tende
në orën tre pasdite…
Dashuria ime!
Ti je hëna pas perëndimit të diellit në sytë e mi.
Ti je nusja e poezive të mia.
Ti je atdheu i poezive të mia.
Dashuria ime!
eja së shpejti,
për dashurinë tënde
unë do të ndëshkohem,
dashuria ime!
I trishtuar jam.
Kam veshur një këmishë të zezë
dhe mbi kufomën time qaj
kur ti pranë Meje nuk je.
Përktheu në shqip: IRMA KURTI