Çaste poetike me poetin;Hamit TAKA
PORTRETI I NENES SIME
—————————————-
Nëna ime është zanë me huqe –
Nëpër shtëpi këndon si harabeli.
Valë – valë leshrat mbi supe,
Gërshetin shpleksur gjer te beli;
Nëna ime shtëpiaka prore,
Laj e shpëlaj, pleks e shpleks.
Si mbretëreshë e bletëve punëtore
Në mjaltë e kthen çdo gjë që prek.
Veç fjalë zemre ajo pëshpërit.
Për ata tinguj gjithçka unë lë:
Magjia e saj më hyn në shpirt
Dhe vargjet nis un’ bashkë me të.
Nëna ime, perëndesh’ e heshtur
Me buzën e bukur qesh e qaj-
Herë si bora në majën e zhveshur,
Herë si trëndafil në maj….
/www.QendraPress.com/