Çaste poetike me poetin:Idriz Berisha XHIXHI
DALLGËT E LIRISË
—————————-
Ylber mbi Prekaz
Në tokë të bardhë me lisa të kuq
Me plagë Atdheu nëpër qiell.
Çdo vit nga një Adem skifter
Një mal një tokë një zë
Honëve bënë strofull.
Heeej!
Sa herë u përbiruam alebardë
përmes vrimën së okarinës
Shfaqet nga një Adem akullimë flake.
Rrugëve të gjata e netëve pa dhëmbje
me trajtë gurësh e kullash
Shpirtra të perjetësive ringjallur
në vlugun e dallgëve Lirisë.
Prap shqiptar mbetëm
prap luftëtar mbetëm
Prekaz me porta të hapura
Mbledh trima si n’ Albulenë
Në flamur shtrirë mbi qiell
Si në kohë të Skënderbeut.
M’i thani lotët ,tha nënëmadhja
Dritën t’a shoh nga grykëholla
Toka djerrë t’mos mbetët.
Mbi oxhaçe kullash-mbi maje malesh
Kumte si festa betejash
Apokalips në netët pa hënë
Vijëzohet LIRIA me lisa të gjatë
Stuhive rrahur.
Prap shqiptar mbetëm!
/www.QendraPress.com/