Çaste poetike me poetin;Imer HYSA
NESE TE THEM PER SYTE
Nëse them sytë e tu janë liqene alpine
që shuajnë etjen me lëng bore
nga kreshta e bardhë,
Nèse them sytë e tu janë diej
që ngrohin një tjetër galaktikë
nga dielli yt i zjarrtè.
Nëse them sytë e tu janë rrugë
ndriçuar me vezullime qerpikësh
që ftojnë udhëtarë.
Nëse them janë busulla
që tregojnë veç një drejtim,
horizontin e bardhë.
Nëse them janë diej që si zënë retë
dhe s’u shteron drita shkëlqimtare;
Ta dish, s’është kompliment,
Janë sy që sfidojnë dhimbjen,
ledhatojnë ëndrrën, prekin të ardhmen
e mposhtin çdo breng.
/www.QendraPress.com/