Çaste poetike me poetin;Imer HYSA
SHKALLET
————————————
Kur mendjendriturit ndërtuan shkallët
Njerëzit s’patën nevojë për rrëshqitje,
Shtëpitë u lartësuan, u shtuan katet
U pakësua lodhja në ngjitje dhe zbritje.
I modeluan shkallët e thjeshta
I bënë të drunjta, të hekurta, elektrike,
I shtruan me pllaka, i rrethuan me kangjella
Të sigurta i bënë në ngjitje e zbritje.
Servilë për karrierë përdorin shkallë
Me ta penetrojnë drejt majës, së larti,
Me rrëshqitje kërmilli, duke lënë jargë
Apo me lëpirje dhe sjellje lajkatari.
Pa e ditur, të gjorët, që të mirat shkallë
Nuk u shpikën aspak, për këtë lloj arti….
/www.QendraPress.com/