HENE GUSHTI

————————————

Rrotullohet një hënë e plotë gushti

Në sistemin orbitat të mendimit të vjetër,

Kalëron mes yjesh xixëlluar si prushi

Dhe si prush, prushëron mendimin tjetër.

E shfaqur papritur hirplotë, e kristaltë

Të ndriçojë netët që s’patën dritë,

Një shteg të ndriçoj, a një rrugë të gjatë

Mbase gjithë’ rrugën e menduar finish.

/www.QendraPress.com/