Çaste poetike me poetin;Ismail SYLA

FILL E FUND… NËN TRYSNI

———————————————-

U përfunduan të gjitha brinjët e Adamit

Për shëmbëllima tjera, sipas Perëndisë

Tepër vonë për të gjetur organe të reja

Nga të Prometeut, të dala prej mëlçisë.

Askund nuk gjenden ventilatorë çlirues

Për kokën e njeriut që vlon nga djersitja

Siç zien mbi zjarr tenxherja me presion

Zemra njerëzore rrezikohet nga pëlcitja

Ndaj njeriu, qenie e përkryer në vetvete

Nuk është BMW serike, X shtatë a tetë

Ankthet, ndrydhjet, frikrat dhe tundimet

Vetiu ia rrisin shqisën e nëntë, të dhjetë

Njeriu i kurdisur së pari me pesë shqisa

Fillim dhe mbarim, gjithmonë nën trysni

Nuk mund të gjejë pjesë në japan parts

As të kthehet tek Adami, mbrapa, në gji

/www.QendraPress.com/