Çaste poetike me poetin;Llesh GJOKA

PËR MIQTË E MI

—————————–

Miqtë e mi dallohen lehtë

Ua lexon ymrin në ballë.

Ata kurrë s’janë larg.

Sa një fluturim zogu

Brof i ke në shkallë.

Miqtë e mi janë aq të thjeshtë

S’ka të fundit dhe të parë

I shoh të gjithë në një radhë…

Nuk mbajnë grada

Janë të gjithë ushtarë

Marrin urdhëra të bukur nga njëri – tjetri

Për një kafe,

për të shuar një mall.

Ata, gjeneralët i shoh duke ikur.

Derisa t’i mbulojë ngadalë

mjegulla e harresës,

thatësia e mallit.

ll@gjoka

16.06.2024

/www.QendraPress.com/