Çaste poetike me poetin;Llesh GJOKA

TRASHËGIMIA

——————————-

Kam parë një vragë të gjatë mbi koren e dëborës saporënë

Gjurmë që flisnin me zëra duke u shuar

Emblema e një fisi po shfaqej në ekstazë

Ishte ai që iku para nesh…

Pelegrini i fundit në një botë tjetër

Kishte lënë një thes të artë me urtësi

Për të mençurit dhe të marrët që do të vinin

Më të çmuarën një stap druri mështekne

Mbështetur si relikte në një qoshe guri.

Aty, palëvizur, rrinte kronikani i përvuajtur, heshturak,

I pragvdekjes së tij.

Të tjerët kur të vinin, vetëm do të dëgjonin

Këngëvajet që ishin inçizuar

Në varrat e fshikullimit të erërave

që e përndoqën atë si një heretik.

Kam parë aq shumë dritë muzgut të hapave të tij mbi dëborë

Sa u shastisën retë dhe pylli përreth

Me hipnozën e natës që zgjati gjer në agim

Kur filloi të bulojë vesa

Mbi një shtrat të blertë ëndrrash.

Kam parë një vragë të gjatë, marramendëse

Asaj udhe me dëborë të ngrirë

Dhe për fatin e tyre pa krye

Një tufë ulokësh manekinë

Mbi paterica amanetesh

Kërkonin të përmbushnin një histori tjetër.

ll@gjoka

30.11.2024

/www.QendraPress.com/