Çaste poetike me poetin:Llesh GOKA
E BUKURA PAS PEMËS
—————————————
E bukura pas pemës
fërgëllon me cirka drite,
bëhet udhë e flirtit mëkatar,
statujë epshore, e gjallë që lëviz.
Kohë pas kohe shfaqja e saj koketë
bën të rrotullohen kokat e maskuara,
e atyre që ranë në një fushë magnetike,
teptisur ndjenjash,
marrosur pas kurmeve.
Herë pas here,
trarët e mëdhenj të ndalimit
po ndalin furinë e luanëve që mësyjnë,
por jo brofin e gjakut
që dashuria si lumë e shtyn.
Të gjithë qofshin në falje
gjer në ekstazën e tyre të fundit.
E bukura pas pemës
po djeg një pyll…
/www.QendraPress.com/