Çaste poetike me poetin:Marjana SULEJMANI

Ah,sikur t’kisha force,

————————-

te tregoj te fshehtën qe me mundon.

Ta marre veshtë njerëzia,

se si nji dashni po e mbyt Hipokrizia.

Kyt here injoranca asht femen

me nji trup te mbushun,qe i flet mania.

E,si testament,

i ka mbet veç djallëzia.

Dhe jetës i paraqitet

Nje ” zonje”….

Ah,sikur te ulërija,

me tan forcën,qe kam n’kry.

Te lirohem nga prangat,du.

E jemja çmenduria,

e vetmja qe m’ka mbete

shëndet plote.

Te t’fyej,te t’shaj e te t’shkallmoj per toke,du

Qe n’krah te t’mirit burrë luan,

“me gur’t e shahut atij i ban dame”

A e din moj injorance

Qe vetëm nji Zonje e lindun

quhet Grua….

Dhe e lumtun n’krah t’familjes

qëndron pa Fame.

Pa buje,pa luks,pa rrena

edukon fmijt e saj,

vetëm ajo quhet Nane!

Nji shpirt i bukur gruaje

dëshiron Paqe

ne jete,n’familje e ne fëmije.

Por ti atë kurrë s’e pate

e njohe veç si emër

se ishe dhe je e lindun

Injorance e Hipokrizi.

Te pëlqen t’jetosh mes luksit

Te bash buje e t’zhytesh

si ne anderr.

Net te pafund ” kalëruar mbi kalë”

e n’jeten e përditshme ” zhgjanerr”

Ti bash shoqni alkoolit e cigares

pa u kujdes qe vdekja

diku ecën e lire neper dhome.

Si ka mundsi ti bish gjithnjë

ne te njëjtën bir fyllit.

Shiko si je veshur

nga te gjitha hijet

qe me ty ne jete

kudo udhëtojnë….!

/www.QendraPress.com/