Çaste poetike me poetin:Maxhun OSMANAJ
NË MUZEUN E QYTETIT TIM
——————————
Në muzeun e qytetit tim
Derën ma hapi historia, kultura, identiteti…
Më përshëndetën gjërat etnografike
Veshjet e motrave,nuseve, nënave, gjysheve
Me bardhësinë e shpirtit të tyre n’kornizë
Tumat ilire, eksponatet dhe artefaktet
Oh, loti i nënave, që shponte gurin
N’kërkim të dashurve të zemrës,shpirtit…
Më thërrisnin: Paleoliti, Neoliti, Mesjeta, Koha e Re…
Mbytem, dergjem n’pafajësi të tyre
Koha e Re e luftëtarëve të fundshekullit XX
më presin si rojtar dhe shumë gjurmë lirie
Jelekë, kapela, çizme, gëzhoja, kartela identiteti të UÇK-së
Kullat e djegura dhe të rilindura nga fara e dashurisë
Kush hy dhe del nga Muzeu
Dehet në heshtje në krenari dhe mallkim
Ato flasin, rrëfejnë shumë gjurmë Atdheu
Liria më përcjell me shumë porosi, amanete..
/www.QendraPress.com/