Çaste poetike me poetin:Mërgim OSMANI

Duke pi ujë Shadërvani
————————————-
Sa herë vij i përmalluar
Ndalem e freskohem me ujë të kulluar…
Etjen e shuaj duke pirë ujë Shadërvani…
Në qendër të Prizrenit të Bekuar.

Ai ujë zbret nga Pashtriku kryelartë
Gurgullon zhurmshëm kur zbret poshtë …
Kush ka pirë ujë Shadërvani aty ka mbetur
Duke shuar … etjen… dhe mallin për këtë tokë .

&  &  &

Mulliri
————————
Si një melodi e bukur më kujtohet
zhurma e ëmbël e mullirit…
Kam qenë i vogël por në mendje e kam si tani…
Mulliri i gjyshit tim Zyber Orllati…
Edhe sot e ruan emrin e tij nostalgjikë.

I rrethuar si kurorë  nga gjelbërimi i natyrës…
Ku toka pjellore jepte frytet e djersës…
Pranë mullirit kishte shtratin lumi i bardhë…
Ku ne fëmijët laheshim dhe freskoheshim gjatë verës.

Aty në Pjeshkasin sot Brestovc i thonë buzë Ravecit…
Mulliri i gjyshit tim se ndalte këngën ditë e natë…
Prej duarve të tij dilte buka e bekuar…
Që ishte aq e ëmbël ……si mjaltë.

Sot kur shkoj në Dardaninë time….
Pjeshkasit dhe Dajët e mi kur vizitoj…
Tek mulliri shkoj i përmalluar…
Por mulliri më nuk ekziston.   

/www.QendraPress.com/