Çaste poetike me poetin;Mërgim OSMANI
Kohë e çmendur
——————————
Kohët sot kanë ardhur të zbrazëta
Në shpirtra Njerëzish tundohet lakmia
Mirësia lakohet në kohët e largëta
Në sy sot ulërinë zilia …
Kohët sot janë dallgë deti
Përplasën fuqishëm mbi shkëmbinj zemërimi
Në buzë fjala pa fjalë mbeti
Nga frika e lumturisë ka humbur gëzimi..
Kohët kanë humbur arsyen
Me talljen dhe përbuzjen janë përqafuar
Të ftohta të akullta … pa jetë
Kohë e çmendur …
/www.QendraPress.com/