Çaste poetike me poetin;Mursel SOPAJ

NË SANKOVC

(Fazli Graiqevcit)

———————

Në Sankovc, ende një burim

Qe rrjedhe si ujë,por është lot

Motrat qe digjen për një përqafim

Vargje qe kuqëlojnë për një tjetër bote !

Ne Sankovc,një rruge ende me balte

Anës,çdo prill e vesh me gjelbërim

Ku fara lulesh,janë vargjet

Me ngjyrën e diellit n’perendim

Ne zemrat e secilit u gdhend

Rruga e vjetër rruga me balte

Që të qon deri ne qytet

Deri te qelia e ftohte !

Deri te qelia e ftohte

Ku sy ne sy u ndeshen dy bote

Njëra me emrin:dhune,

vrasje gjenocid

Tjetra: Fazli,poet,liri,si ylli qe ndrit.

Dy botë sy ne sy,ne qeli e jashtë

Ishin edhe mbeten,atë dite e sot

Njëra mprehte thonjte e lyer me gjak

Tjetra u be fryme,ideal,thirje për te marr hak !

Ne Sankovc,ende një burim

Qe rrjedhe si ujë,por është lote

Motrat qe digjen për një përqafim

Vargje që kuqëlojnë,për një tjetër botë !

24 nentor 2024

/www.QendraPress.com/