Çaste poetike me poetin;Mursel SOPAJ
TI E DESHE
( Bajram Kurtit)
——————————-
Ti e deshe, këtë tokë
Ndaj me këmbë e lërove
Të vërtetën, e bere buke
Dhe për te luftove !
Ti e deshe,këtë popull
Qe nga maja,gjer në rrënjë
Ndaj çdo ode e ktheve ne shkolle
Ku gjithë moshat,të mësojnë
Ti nuk ece , fluturove
Si zgalem gjëmove
Dhe te keqen,s’e kurseve
Me zjarr e luftove
Terrin,terrin,injorancën
Ne koke e qëllove
Ne përballje e furtune
Gjithë jetën e qove
Gjithë jetën e jetës
Lirisë ja kushtove
Farën e te mirës
Ku shkele e mbolle !
Prizren , 6 janar 2025
/www.QendraPress.com/