Çaste poetike me poetin:Murtez ASLLANI

JETA PLOT SFIDA

——————————

Jeta e kësaj bote

është me sfida shumë,

nëse s’di t’i kalosh

do të vuajsh shumë.

Ajo rrjedh si uji

dhe lë shumë kujtime,

më shumë të hidhura

dhe më pak gëzime.

Çaste të trishtuara

shpeshherë kam parë,

kur n’luftën e Kosovës

shumë njerëz kanë vrarë.

Më shumë të këqija

për çdo dotë dëgjoj,

por me shumë durim

t’gjitha i kaloj.

Jeta lë kujtime

që s’harrohen kurrë

ato mbesin t’freskëta

qoftë për grua apo burrë.

Edhe në jetën time

pata sfida shumë,

me durim dhe maturi

i kalova unë.

/www.QendraPress.com/