Çaste poetike me poetin;Murtez ASLLANI
MOS I BESO ASKUJT
—————————–
Besa fjalë e madhe
dhe shumë e çmuar,
kur jepej besa
kishte vlerë dikur.
Për besë e fjalë
shumë njerëz u pajtuan,
s’e kur jepej fjala
ata t’lirë jetuan.
Sot ka pak njerëz
që këtë fjalë e çmojnë
dhe për asgjë ndodh
edhe të tradhtojnë.
Për besë e atdhe
njerëzit kanë luftuar
dhe kur kanë dhënë besën
jetën e kanë flijuar.
Por në ditët e sotme
të jep besë e fjalë,
por kur të vjen fundi
timi i ka dalë.
Ju këshilloj, o njerëz
që besën ta çmoni
dhe njëri-tjetrin
kurrë mos e tradhtoni!
/www.QendraPress.com/