Çaste poetike me poetin;Murtez ASLLANI

KAH PO SHKOJMË
—————————–
Këto ditë, o njerëz
gjithçka ka ndryshuar,
tollovi në kuvend
çmimet kanë fluturuar!
Nuk po dihet
se kah do të shkojmë
për ditë e më shumë
varfërinë po e shtojmë.
Deri kur kështu
askush nuk e di,
a po shkojmë në Evropë,
a po rrimë në shtëpi?!
Vetëm me çmime
përpara po shkojmë,
vjedhje e vrasje
çdo ditë po dëgjojmë.
O, populli im,
kur do të vetëdijesohesh
dhe nga pambeturia
përgjithmonë t’largohesh?!
Njerëzit pa punë
veç shëtisin kot,
disa kanë ikur
kudo nëpër botë.
Pleqtë e mjerë
të sëmurë dhe lëngojnë,
paratë për barnat
s’mund t’i sigurojnë.
/QendraPress/