Çaste poetike me poetin;Namik SELMANI

Atje dhe këtu është Troja

————————————–

Atje është Troja

Me forcën e pabesinë e një kali të drunjtë .

Me klithjet

e lutjen e nënave derëzeza.

Me lotët

e një djali e babai të pashterur kurrë

Me urtësinë që kalon në dhjetëra breza.

Këtu është Troja

Afër e larg, sa disa mure kalaje të lashtë

Me gjuhën

që njihet në botë sat ë ketë frymë jete

Shumë herë e takojmë në tribunat me dritë

A në një letër paçavure që firmoset me buzëqeshje.

Atje ishte Troja

Me pluhur e trokëllima kali që na zgjohen në kohëra

Me

bekimin e mallkimin që të japin perënditë.

Marmaraja buçet me ambicie për maja e kurora

Me zjarret që djegin të gjitha dashuritë .

Mos, mooos e zgjoni

Trojën si të ish një gjarpër kutullaç!

Fshehur

pabesisht rrëzë lisi, mes dëborës!

Mbani

një busull t’ua tregojë saktë çdo hap

Të hedhur brigjeve a në qelqet e thyera të kohës!

Atje ishte Troja.

Këtu është Troja.

/www.QendraPress.com/