Çaste poetike me poetin;Nijazi KASTRATI
BOTË GËNJESHTARE
———————————–
Botë gënjeshtare
Sa shpesh ndryshon
Të sjell një gëzim
Më shpesh të shqetëson
Kur fillon t’ndjehesh
I lumtur i qetë
Ndryshon shpejt gjendja
Si stuhi n’det
Po si valë të mëdha
Trazuar aq shumë
S’mund t’gjeshë qetësi
As natën në gjumë
Aq zhurmëshëm të vinë
Me shumë oshtima
Sa shumë dridhet trupi
Ngritet adrenalina
Si të qetësohet atëherë
Ky shpirti i përvuajtur
Që qenka krijuar
Vetëm për të vuajtur
E tillë qenka jeta
Me sfida aq shumë
Të rrëmben dallga
Si ujt në lum
Pas pak rreze dielli
Këtë botë ndriçon
Jeta jonë me sfida
Kështu gjithni vazhdon
/www.QendraPress.com/