Çaste poetike me poetin;Odise PLAKU

Guxojnë poetët

( Pas një bisede…)

————————————

Ti më thua se të lexoj përherë nëpër rreshta.

Unë me veten qesh, s’të fola, por heshta.

Domethënë si fallxhorja që më shikon dorën,

ti shpirtit tim ia nxore rreth e rreth kurorën.

Do të më vijë turp nesër kur të takohemi të dy,

ndoshta nuk do të guxoj të shoh as në sy.

Do të bluaj në kokë me qindra e mijëra dyshime,

ku paska shkarë kaq shumë kjo zemra ime.

Poetët e tresin veten në krahasime dhe metafora,

ndonjëherë padashur iu shpëton edhe dora.

Lajthisin, rrëmbehen dhe mbyten nga emocioni,

e bëjnë atë që ju kurrë nuk do të guxoni.

/www.QendraPress.com/