Çaste poetike me poetin;Përparim DIDA
Merak më ka mbetur
—————————
Me t’vërtetë u ndjeva pak keq sot,
në rrugë një mike e pash në kalim.
Sikur e njihja për një kohë të gjatë,
t’i prezantohesha nuk pata guxim.
Të dy u ndalëm,shihnim njëri tjetrin,
më shihte ajo edhe unë gjithashtu.
Largimi pa fjalë,t’panjohurit heshtin,
vonë u kujtova ishim miq fejsbuku.
Pse nuk foli ajo !? E pyes tani veten,
pse s’i fola sikur me faj kam mbet.
S’dua të tilla skena të më përsëriten,
dhe miqtë FB-ut janë si miqtë e vërtetë.
P@Dida.2982.
/www.QendraPress.com/