Çaste poetike me poetin;Përparim DIDA

Inatçare ju dallgët e Jonit

—————————————-

Sa shumë u lodhet shekujve në përplasje,

me shkëmbin e pamposhtur të Llogorasë.

Shkëmbi-shkëmb mbeti nga ju s’pati qasje,

inatçare ju dallgë s’pushuat tuj u përplas.

E unë i shekullit të ri nuk di kujt ti vë fajin,

kacafytjeve inatçare pa nda shkëmb e valë.

Fajin po ja lë valës qysh kur ndau Sazanin,

Llogaranë se mposhtni n’qofshi shtatë ballë..

Llogara ti më je shkëmb graniti i qëndresës,

ti ke qënë, je e do jesh llogore e rezistencës.

Ti m’je fuçi baruti dhe i ke dhënë furi flakës,

me këngët e bukura labe e ison e labërishtes

/www.QendraPress.com/