Çaste poetike me poetin;Petrit DURAJ
Larg
——————
tej qytetit
buzë urës së lashtë
gështenjat,
gjethet,
bari,
kishin marrë ngjyra verore.
Laraskat e heshtura
fluturonin
në rrjedhën gjarpërore
të Drinit zhurmëpak.
Dielli
herë-herë
buzëqeshte
mes vranësirash
vetullvrenjtura.
Shpirti i tij
përtërihej përtërihej përtërihej
e vazhdonte të përtërihej…
E zëri i zemrës
shpërndahej
duke kumbuar
nëpër gjethe.
/www.QendraPress.com/