Çaste poetike me poetin;Qazim THAÇI

Nëntorët e kombit tim

——————————————-

Arbëria e lavdisë kishte shumë nëntor trishtimi.

Tash e një shekull e një dekadë,kemi  Nëntor lavdie.

Plaku i Vlorës në Kala të Kaninës kishte dorëzuar besën.

Si testament të ardhmërisë për Kanun të Dukagjinit.

Liria na zuri rrugës pak para agimit, me diell të skuqur.

Në Zvernec Marigo ,thurte zogun e zi në gjakun e kuq.

Atdheu me copa toke,male e detesh, përmbushte hartën

E plaku në Vlorë, me atin e Boletinit maste orën e shqiptarisë.

Në katër pole e ndarë Gjuha Shqipe,sall Nëntori mbeti një.

Dhembja u bë diell e hënë  në emrin e  proletariatit kobzi.

Hidhërimin e dërguan deri në Aplet kombëtare,për të lënë përgjithnjë

Nëntori i shekullit dhe një dekade amanetin e bashkimit e bëftë NJË.  

/www.QendraPress.com/