Çaste poetike me poetin;Qazim THAÇI
Vjeshta e vonë e malli i vjetër
———————————–
Vjeshta e vonë me gjethe përtokë,si flokë të shprishura.
Ngritë ndjenjën e mallit të moçëm, të atdheut nga larg.
E kujtimet për të dashurit,i zverdhon si rrobat e palara.
Pikëllimi nëpër mendje, kalon si pllakë e grithur gramafoni.
Në arkën e moçme të Nanës, ende era e ftonjve është më e mira.
Ku mes këmishës së vekut, ruan kujtimin si pikëllim dashurie.
Misërishtja sikur relikt i dikurshëm, tashmë shëron tensionin e lartë.
E dhembja e vjeshtës së vonë, është si gjethet e mollës vjeshtore.
Edhe të kalosh Pashtrikun këmbë ,me kujtesën e dy dekadave.
Të vranë kujtimi për aq shumë dashuri, që kishin për atdheun.
Ata të pavdekshmit, që emrin ia dhanë atdheut si trofe përjetësie.
Saherë kujtojë Dervish Shaqën, e ‘’Kur ta ktheva Kosovë shpinën…’’
I them miqve matni Pashtrikun dhe Pikëllimën si kujtim vjeshte
Por, mos harroni se Alpet e kombit çdo ditë masin dergjen e kurbetit….
/www.QendraPress.com/