Çaste poetike me poetin;Qazim THAÇI
Dashuria lot në qerpik të vashave e dhembje në zemrat e nënave
—————————————————————————
Dashuria me aromë gjaku, e ndjenjë krenarie.
Mat dhembjen e kombit nëpër shtegun e lirisë.
Këngë krahaqafë dëgjohet në Blinajë, Pashtrik e Pikëllimë
Ku loti i vashës peng ka ngelur në qerpik për dëshmorin e rënë
Prapë marsi ka erën e lirisë, në këngën e çlirimtarit nga Kavaja
Prapë ka dhembjen e dashurisë të vashës dhe lotin në qerpik
Se rinia po e lë tokën arbërore për ëndrrat e perëndimit alpin
Kur sofrat po shtrohen me lotin e nënave e ninulla për nipërit.
Marsi prapë vije e prapë do të vije, vetëm kodin e dhembjes
Te rrënjët e bozhureve e ruajmë si një kujtim shekulli.
E si të mas dhembjen e kombit në këtë katrahurë bote
Kur viganët e atdheut kërkojnë bukën e gojës si shpërblim.
Vashat me qerpik dashurie masin veten dhe besën e dhënë
E burrat e kësaj toke mbajnë dëshmi vetëm hënën që kurrë
Nuk tradhton, e prapë rropasin shpirtin në vetmin e madhe.
Të jenë, a të vdesin për fjalën e dhënë!!!
/www.QendraPress.com/