Çaste poetike me poetin:Qazim THAÇI

Kodi i fjalës  për pulëbardhat

——————————

Me valë deti gjithë natën

Sonte flas përgjumur

E me sy të hapur

Për mallin tënde

E si ti them qerpikut..

Për syrin e bukur një

Testament shpirti

Ti them se kur je ti aty

Zëri im buçet ankthshëm

Apo, ti them se kur ti tretesh

Me valët si ushtimë

Shpirti shkumëzon për dashuri.

Shtojzovallet masim magjinë e besës

E kodin e fjalës ia falin pulëbardhave

Kush vret më shumë kaltërsia jote o det

Apo gjaku im i kuq?

Pulëbardhat  valëvisin me erën

Si floku yt i mëndafshtë

Kurrë nuk shoh thellësinë

Sa në sytë e tu në lotim.

/www.QendraPress.com/